SPORT, 20 Dhjetor 2025, 18:00

“Mëshirë” për Alegrin pas skandalit ndaj Napolit në Superkupë, ia hedh me një supergjobë

“Mëshirë” për Alegrin pas skandalit ndaj Napolit

Masimiliano Alegri vazhdon të dhurojë shfaqje pas shfaqje në pankinë me sjelljet e tij dhe këtë radhë duket se komisionet disiplinore në Itali e kanë falur duke shmangur pezullimin e tij pas ngjarjes në duelin e Superkupës ndaj Napolit në Riad.

Atje Alegri fyeu vazhdimisht Gabriele Orialin, drejtuesit e napolitanëve, duke sjellë tension, por edhe duke mos i shpëtuar kamerave të cilat publikuan pamjet që nuk dhuronin një imazh të mirë për trajnerin e Milanit.

Megjithatë, komisionet disiplinore në Itali kanë zgjedhur që të mos e pezullojnë, por i kanë vendosur një gjobë prej 10 mijë eurosh trajnerit të Milanit. “Për sjellje provokuese në drejtim të një zyrtari të ekipit kundërshtar, të cilit i thoshte vazhdimisht edhe fraza ofensive”, shkruhej në raportin që shoqëronte dënimin e Alegrit.