SPORT, 10 Korrik 2024, 19:44

I dënuar për trukime, polemika me Bellingham, ja kush e drejton ndeshjen Holandë- Angli

I dënuar për trukime, polemika me Bellingham, ja kush e drejton

Gjermani Felix Zwayer do të jetë arbitri kryesor i gjysmëfinales së Euro 2024 mes Holandës dhe Anglisë, e cila fillon në orën 21:00 dhe do të luhet në Dortmund.

Gjyqtari 43-vjeçar nga Berlini do të ndihmohet nga Stefan Lupp dhe Marco Achmuller, ndërsa VAR është Bastian Dankert.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë në të cilën Zwayer gjykon një ndeshje të Holandës këtë europian. Ai drejtoi gjithashtu duelin Holandë-Rumani, i cili përfundoi 3:0 në favor të holandezëve.

Para atij dueli, Zwayer ka qenë gjyqtar në ndeshjen Shqipëri – Itali dhe Portugali – Turqi, po në Euro 2024.

Të mërkurën mbrëma, gjermani do të ndajë të njëjtën fushë me mesfushorin e Tre Luanëve, Bellingham. Kjo dyshe ka histori nga e kaluara.

“E veçanta” e tij wshtw se ka një histori të keqe me Jude Bellingham, një nga lojtarët më të mirë anglezë.

Në dhjetor 2021, Bellingham pranoi një gjobë prej 40 eurosh nga Federata Gjermane e Futbollit për komentet pas humbjes 3:2 të Dortmundit nga Bayern Munich.

Bellingham nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Zwayer-it pasi, sipas anglezit, atij i ishte mohuar një penallti, ndërsa një tjetër iu dha Bayern Munich-ut, pas prekjes së topit me dorë të Mats Hummels. Bellingham në atë kohë ishte lojtar i Dortmundit.

Gjykata sportive e Federatës Gjermane të Futbollit e kishte vlerësuar deklaratën e Bellingham si “sjellje josportive”.

Pas ndeshjes, Bellingham i tha ViaPLay: Ju ia besoni ndeshjen më të madhe në Gjermani një arbitri si ky? Çfarë prisni? Për mua nuk ishte penallti. Hummels nuk po e shikonte fare topin dhe po luftonte për ta fituar dhe topi shkoi tek ai. Mund të shikoni disa vendime të kësaj ndeshjeje.

Bellingham po i referohej ndalimit prej gjashtë muajsh të Zwayer nga Federata Gjermane e Futbollit për përfshirjen e tij në skandalin e trukimeve të ndeshjeve të vitit 2005.

Zwayer kishte pranuar se kishte marrë para nga Robert Hoyzer, një gjyqtar tjetër, i cili ishte përfshirë në skemë katër vjet përpara se të promovohej në Bundesligë.

Duke mbrojtur vendimet pas komenteve të Bellingham, Zwayer, i cili menjëherë mori dy muaj pezullim, tha për “Sky Germany”: Ishte një goditje këndi. E shoh ndeshjen dhe pati një prekje nga Hummels. Dyshimi për mua ishte: A ishte apo jo dora e Hummelsit larg trupit, në një pozicion të panatyrshëm? Ai e devijoi topin qartë me bërryl dhe unë arrita në përfundimin se është penallti.

Trajneri Gareth Southgate këmbëngul se ai nuk është i impresionuar nga caktimi i një arbitri që është pezulluar më parë, por Southgate i beson vendimit të UEFA-s.