TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk ka ndodhur mrekullia. Milani shpresonte që të kualifikohej në fazën e 1/8-ve të finales së Champions League, por në përfundim të sfidës së fundit në grup, detyrohet ti thotë lamtumirë Europës.
Kuqezinjtë janë mposhtur në “San Siro” nga Liverpooli dhe fitorja e Atleticos së Madridit përballë Portos i ka zbritur në vendin e fundit në grupin B.
Milani kalon i pari në avantazh me Tomorin dhe fillon të besojë tek një kualifikim i mundshëm, por anglezët përmbysin gjithçka në “San Siro”. Salah shënon golin e barazimit në pjesën e parë, ndërsa 10 minuta pasi kishte nisur fraksioni i dytë i lojës, Origi shënon golin e fitores për të kuqtë.
Liverpool mbyll grupin me pikë të plota, ndërsa Milani zbret në vendin e fundit dhe detyrohet ti thotë lamtumirë europës.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Atletico e Madridit ka arritur një fitore të çmuar në transfertë përballë Portos, sukses që e kualifikon në turin tjetër të Championsit. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, ndërsa në të dytën ka ndodhur gjithçka.
Madrilenët zhbllokojnë sfidën me Griezmann. Carrasco largohet me karton të kuq, por pak më vonë edhe dy lojtarë të Portos dalin me karton të kuq. Atletico shënon me Correan në minutën e fundit, ndërsa De Paul në shtesë vulos fitoren. Goli i Sergio Oliveiras në minutën e pestë shtesë nga pika e bardhë vlen vetëm për statistika.
Liverpool dhe Atletico vazhdojnë rrugëtimin në Champions, Porto do të luajë në Europa League, ndërsa Milani i thotë lamtumirë Europës për këtë sezon.