TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Supersfida e grupit D, mes Realit të Madridit dhe Interit, që vendoste se kush do të merrte vendin e parë në këtë grup (të dyja skuadrat e kishin siguruar kualifikimin) është fituar nga skuadra e Ancelottit.
Kroos zhbllokon sfidën në minutën e 17-të, pas një gjuajtje të bukur nga distanca. Zikaltërit mundohen që të reagojnë, por nuk arrijnë të vënë në vështirësi portierin Courtois.
Barella largohet me karton të kuq në pjesën e dytë, ndërsa mendon Asensio për të vulosur fitoren e Realit, me golin e shënuar 10 minuta nga fundi i takimit.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Shakhtar Donetsk ka mposhtur 1-0 Sheriff Tiraspol, falë një goli të Fernando. Reali dhe Interi vazhdojnë aventurën e tyre në Champions, ndërsa Sheriff Tiraspol do të luajë në Europa League. Përfundon këtu aventura e Shakhtarit.
Ajax ka fituar edhe ndeshjen e fundit në grup, pasi ka mposhtur 4-1 Sportingun e Lisbonës, duke mbyllur me pikë të plota aventurën e tij në grupin C. Holandezët kanë shënuar nga dy gola në çdo pjesë në portën e portugezëve, që gjithsesi ishin të kualifikuar për në turin tjetër të turneut.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Borussia Dortmund ka shpartalluar 5-0 turqit e Besiktasit. Reus dhe Haaland shënojnë nga një dygolësh, por pavarësisht fitores, gjermanët detyrohen të luajnë në Europa League.