SPORT, 7 Dhjetor 2022, 20:21

Hansi Flik nuk largohet nga drejtimi i Gjermanisë, edhe pas dështimit në Kupën e Botës

Hansi Flik nuk largohet nga drejtimi i Gjermanisë, edhe pas dështimit

Pavarësisht eliminimit të "Mannschaft" nga faza e grupeve të Kupës së Botës 2022, Federata Gjermane njoftoi se do ta mbajë Hansi Flik, në rolin e tij si trajner deri në Euro 2024, që  do të organizohet në vend.

“Ne jemi të bindur së bashku se Kampionatin Europian 2024 në vendin tonë paraqet një mundësi të madhe për futbollin në Gjermani.

Kemi besim të plotë tek Hansi Flik për të përballuar këtë sfidë”, deklaroi presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, në një deklaratë për shtyp të publikuar pas një takimi me dyer të mbyllura me teknikun.