TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zvicra pësoi një humbje turpëruese përballë Portugalisë në fazën e 1/8-ave të Botërorit të Katarit, me rezultatin 6-1 dhe për këtë ka reaguar menjëherë ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater.
Ai ka zgjedhur që të sulmojë Granit Xhakën, i cili është edhe kapiteni i skuadrës, duke thënë se nuk ka influencë në ndeshjet e rëndësishme.
“Ishte si ndeshje tenisi. Zvicra humbi 6-1. Ku ishte Granit Xhaka? Ai duhet të jetë lideri, ai ngre zërin, por nuk ka influencë në ndeshjet e rëndësishme. Pas dy javësh e gjysmë në Kupën e Botës, fjalët e Granit Xhakës se dëshiron të shikojë Zvicrën si Kampione Bote, duken si një listë e parealizuar Krishtlindjesh”, u shpreh ish-kreu i FIFA-s.