SPORT, 3 Prill 2025, 17:09

“Tërbohen” tifozët serbë, djegin flamurin e Kosovës para kongresit të UEFA-s (VIDEO)

“Tërbohen” tifozët serbë, djegin flamurin e

Për herë të parë në Beograd të mërkurën u ngrit flamuri i Kosovës, në kongresin e UEFA-s. Federata serbe gjatë ditës së sotme i ka kërkuar falje tifozëve, por këta të fundit nuk kanë “qëndruar duarkryq”, teksa kanë shfaqur zemërimin e tyre.

Tifozët e skuadrës serbe, Crvena Zvezdës, të njohur me emrin “Delije” dogjën flamurin e Kosovës para sallës së kongresit të UEFA-s, me pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet. Për këtë veprim, priten shumë reagime.