TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sulm me raketa nga ana e Rusisë mbrëmjen e kaluar shkatërroi një hotel në qytetin e Kryvyi Rih, i cili duhej të akomodonte ekipin e Shakhtar Donetsk, për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Kryvbas.
Këtë e ka bërë të ditur klubi ukrainas i futbollit, i cili është shprehur i tronditur nga ngjarja. Sulmi, përveç shkatërrimit të strukturës, shkaktoi dy të vdekur dhe pesë të plagosur, ndërsa dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas Shërbimit të Emergjencave Shtetërore.