SPORT, 30 Shtator 2025, 18:13

Në fushë Real Madridi dhe lideri i Kombëtares shqiptare për hakmarrjen, publikohen formacionet zyrtare të dy sfidave të para të Ligës së Kampioneve

Në fushë Real Madridi dhe lideri i Kombëtares shqiptare për

Liga e Kampioneve nis serinë e përballjeve të dyta të fazës së saj në grup me ndeshje shumë interesante, pasi në fushë është edhe rekordmeni i këtij turneu, Real Madridi.

Madrilenët kanë udhëtuar drejt Kazakistanit të largët, në atë që është ndeshja më historike e turneut, pasi ndaj Kairat Almati luhet më pranë Azisë se asnjëherë tjetër më parë, vetëm 100 kilometra nga kufiri kinez.

Ndërkohë, përballja e dytë e sheh në fushë Berat Gjimshitin me Atalantën e tij përballë Klub Bryzhit, skuadrës që i eliminoi një vit më parë nga turneu në fjalë bergamaskët.