TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe në Leskovc ndaj Serbisë me rezultat minimal 0-1.
Heroi i ndeshjes ishte Rey Manaj që realizoi një gol spektakolar në minutën e 45+1.
Festa ka qenë e madhe në çdo qytet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e kudo që janë shqiptarët edhe në diasporë.
Atmosfera në kampin kuqezi ka qenë e jashtëzakonshme, derisa nuk kanë munguar këngët patriotike edhe në dhomat e zhveshjes.
Në aeroplanin që po kthente futbollistët në Tiranë, gjithë ishin duke kënduar këngën legjendare të Shkurte Fejzës 'Mora Fjalë', këngë që i dedikohet komandantit legjendar Adem Jashari
"Bac Adem Jashari, u kry", ka shkruar Balla teksa shihen futbollistët e Kombëtares duke kënduar këngën për të.