SPORT, 24 Tetor 2025, 18:52

Yamal ndez “El Clasico”/ Ylli i Barcelonës bën deklaratën e fortë, “çmendet” Real

Yamal ndez “El Clasico”/ Ylli i Barcelonës bën

Real Madrid-Barcelona është ndeshja që të gjithë tifozët e presin. Një sfidë e ndjerë, spektakolare dhe me rivalitetin e përjetshëm mes dy skuadrave. Aq më tepër, që këtë herë do të vendosë shumë për vendin e parë dhe ndoshta për të gjithë garën e titullit kampion në La Liga.

Por për të ndezur më shumë “El Clasico” e parë sezonal ka menduar një prej protagonistëve më të mëdhenj, si Lamine Yamal.

Talenti i Barcelonës e lëshoi veten gjatë një bisede në “Tëeech” me ish kapitenin e skuadrës “blaugrana” Gerard Pique.

“Real Madrid vjedh dhe më pas gjithmonë ankohet”, ka thënë mes të tjerash Yamal. Por të tjerat nuk kanë rëndësi. Pikërisht kjo frazë e thënë prej tij ka ndezur polemikat në Spanjë.

Sigurisht, te Real Madrid nuk janë aspak të kënaqur, ndërsa mediat iberike kanë kritikuar yllin e Barcelonës. Sipas tyre, Yamal është sjellë si një adoleshent, ndërsa ende nuk e ka kuptuar se tashmë përfaqëson imazhin e një klubi si Barcelona. “Asnjë futbollist nuk mund të akuzojë një klub për vjedhje”, shkruan me tone kritike e përditëshmja “Marca”.

Të ashpra edhe reagimet në rrjetet sociale, që dënojnë deklaratën e Lamine Yamal. E sigurtë është që yllin spanjoll do ta presë “ferri” të dielën në “Santiago Bernabeu”.