AKTUALITET, 3 Korrik 2019, 11:07

Spiropali i përgjigjet Metës për Reformën në Drejtësi: Baba Xhikes nuk i iket pa e vrarë atë dreq…

Spiropali i përgjigjet Metës për Reformën në


Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së Presidentit, Ilir Meta lidhur me ecurinë e Reformës në drejtësi duke thënë se ky i fundit “na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme!”.

Spiropali vijon më tej në reagimin e saj duke thënë se reforma i del Metës në gjumë dhe kudo ndërkohë që shton se nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme sipas saj.

“Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë.

Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!”, shkruan Spiropali.