AKTUALITET, 3 Korrik 2019, 09:19

Sot seanca gjyqësore, Saimir Tahiri shkon te Krimet e Rënda

Sot seanca gjyqësore, Saimir Tahiri shkon te Krimet e Rënda


Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ka shkuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Tahiri do të përballet me trupën gjyqësore në një tjetër seancë, për akuzat e ngritura ndaj tij.

Saimir Tahiri bashkë me avokatin Maks Haxhia kanë qenë që në orët e para të mëngjesit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Tahiri deklaroi në 19 Qershor se është i lodhur nga zvarritja e këtij procesi gjyqësor dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Sipas tij, ky proces po zvarritet më kot dhe ka dyshime se pas fshihet politika.

Prokuroria e akuzon Tahirin për trafik narkotikësh, shpërdorim detyre dhe krijimin e grupit të strukturuar, bashkë me vëllezërit Habilaj.