TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid ka siguruar praninë në finalen e SuperKupës së Spanjës, duke mundur 3-1 Valencian që kishte si kundërshtare në gjysmëfinale. Ishte një ndeshje e dominuar plotësisht ajo e sotmja nga madrilenët, edhe pse kishin mungesa të mëdha në sulm me dyshen Benzema-Bejl që janë lënë pushim për turneun i cili zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite me këtë formulë të re me katër skuadra.
Goli i parë ishte një gjenialitet i Kros, pasi gjermani shënoi që nga goditja e këndit direkt, duke parë daljen e portierit kundërshtar. Më pas, shifrat u dyfishuan nga Isko me Realin që nuk ndalej së sulmuari duke krijuar raste të tjera të njëpasnjëshme para portës.
Në pjesën e dytë, ishte Modriç që iu shtua spektaklit me një “trivella” që përfundoi në rrjetë, ndërsa rezultati përfundimtar 3-1 për Realin u vulos nga penalltia e Pareho i cili shënoi golin e flamurit për ekipin e tij. Nesër zbresin në fushë Barcelona dhe Atletiko Madrid për gjysmëfinalen tjetër, ku fituesi do të ndeshet me Realin në këtë turne unik i cili ka marrë miratimin e klubeve vetëm për faktin se sheikët në Arabinë Saudite i kanë paguar shifra relativisht të larta për të qenë të pranishëm në këtë aktivitet.
Valencia-Real Madrid 1-3
90’+2′ (p) Pareho / 15’ Kros, 39′ Isko, 65′ Modric