AKTUALITET, 8 Janar 2020, 22:03

Pengmarrje dhe bashkëpunim me mafien, përfundon në burg ish-lojtari i Juventusit

Pengmarrje dhe bashkëpunim me mafien, përfundon në burg

Ish-futbollisti i Juventusit dhe Palermos, Fabricio Mikoli, është dënuar nga Gjykata Kriminale e Apelit të Palermos me 3 vite e 6 muaj burg për pengmarrje dhe kërcënim si dhe bashkëpunim me klanet mafioze.

40-vjeçari u shpall fajtor nga Gjykata e Palermos pasi mori peng Mauricio Lauriçelën, djalin e bosit të klanit mafioz të Kalsës duke kërkuar të shlyhej borxhi prej 20 mijë euro, të cilat ishin investuar në një diskotekë.

Ish-futbollisti italian nuk ishte prezent në sallën e gjyqit kur u lexua vendimi.

Mikoli duhet të shlyejë dënimin. Ai u bë i njohur si futbollist i Palermos në vitet 2007-2013 duke shënuar 81 gola në 179 ndeshje. Mikoli ishte dhe pjesë e Juventusit në vitet 2003-2005, por për shkak të prezencës së emrave të mëdhenj në repartin sulmuesi si: Trezege, Del Piero dhe Ibrahimoviç nuk mundi të gjente vend në formacionin titullar.