AKTUALITET, 18 Maj 2021, 23:33

"SPAK hetoi trafikun e drogës të lidhur me median", Baton Haxhiu: Yuri Kim foli për Ylli Ndroqin

"SPAK hetoi trafikun e drogës të lidhur me median", Baton


Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, gjatë një interviste për Blendi Fevziun, deklaroi se SPAK ka hetuar trafikun e drogës të lidhur me një media, por se për këtë nuk flasin gazetarët. Kim nuk e përmendi emrin e pronarit të medias, duke qenë se çështja është në hetim.

Por, sërish në emisionin "Opinion", duke komentuar deklaratën e amabasadores, Baton Haxhiu tha se Kim i referohet pronarit të Ora News, Ylli Ndroqit dhe hetimit të SPAK ndaj tij.

"Fjala është për Ylli Ndroqin. Ka funksionuar me kapacitet lirie dhe begraund të çuditshëm. Po na akuzon ambasadorja për heshtje. Pronari i Ora News i ka fotografitë me të gjithë liderët, të gjithë kanë vajtur atje. Verifikimi se si duhet të ndërtohet një media duhet të bëhet.

Ajo e konsideron shumë të rëndësishëm liderin e një media.

Ti po kërkon një kokë të madhe, logjika e pyetjes është Meta, Basha, Berisha, Rama. Po kërkon kokën e madhe dhe ajo po na thotë, SPAK ka punuar edhe për njerëz të rëndësishëm të jetës publike që e ka dëmtuar Shqipërinë dhe ju po heshtni", deklaroi Haxhiu.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/05/18/yuri-kim-spak-hetoi-trafikun-e-droges-te-lidhur-me-median-ju-nuk-flisni-per-te-duhet-te-jeni-me-te-guximshem/