TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Albin Kurti këtë të martë është takuar me të dërguarin special të BE për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.
Lajmin për këtë takim e ka konfirmuar Lajçak, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në postimin e tij në Twitter ai thekson se në këtë takim ka diskutuar në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun.
“Përbrenda margjinave të eventit jo-formal të Ballkanit Perëndimor, më erdhi mire që takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin bisedova për hapat e ardhshëm të dialogut [Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim.
Lajçak gjatë ditës së djeshme takoi edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për të cilin ky i fundit tha se pati një “bisedë të këndshme”.