AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 23:13

Në pritje të djalit pas dy vajzave, Tabaku nuk heq dorë nga politika aktive

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jëtë fëmijën e saj të tretë.

E ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Tempora’, Tabaku tregoi se është në pritje të një djali.

Tabaku është në muajin e nëntë dhe ndonëse në ditët e fundit nuk ka hequr dorë nga politika.

Kujtojmë që në 2017, Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy binjakeve, Arba dhe Iris.

Pjesë nga biseda:

Meço: Mami që do të jetë së shpejti e tre fëmijëve

Tabaku: Unë besoj se të mos jetë ky lajmi sot

Meço: A është djalë?

Tabaku: Djalë është pas dy vajzave.