AKTUALITET, 11 Janar 2020, 13:02

Kërkohet nga policia, flet efektivi Gani Dama: Jam në Itali, s’di asgjë

Kërkohet nga policia, flet efektivi Gani Dama: Jam në Itali,


Flet nga Italia, efektivi i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, Gani Dama.

Në një reagim për mediat, Gani Dama thotë se ndodhet në Itali, për shkak të një problemi familjar, por që sipas tij, ka marrë madje edhe leje nga drejtoria vendore e Policisë Durrës.

“Jam në Itali me leje të firmosur nga Policia. Përmes Televizionit mora vesh se jam shpallur në kërkim.

Nuk po ia mbath nga askush, aq më pak nga drejtësia. Jam larguar nga data 9 janar në Itali për arsye familjare. Kur të kthehem, do të përballem me drejtësinë,”-është shprehur Dama.