TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeminsitri Edi Rama reagoi sërish për çështjen e detit teksa ndodhej në Shijak
I pari i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria. Rama shtoi se madje nuk ka as grup negociator, i cili do të kalojë patjetër nga Presidenti për të marrë besimin.
Rama: Mund të jetë konsipracion për detin… se është për të vënë duart në kokë se ka njerëz që nuk besojnë dhe ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne. Kuptojeni të gjithë, s’ka marrëveshje nuk është arritur. Negociatat janë ndërprerë qysh kur u ndryshua qeveria në Greqi. Grupi negociator kalon edhe përmes Presidentit. Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe dashakeqase. Ky popull është i mencuar, kush e merr për budalla e pëson. Kjo është një tjetër arsye pse do ta pësojnë përsëri ata që duan ta bëjnë për budalla me këtë historinë e detit.