TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Radhë të gjata janë shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Kapshticës. Rritja e masave kufizuese nga shteti fqinj ka sjellë sërish probleme të radhëve të gjata në pikat kufitare.
Burime për Abc News bëjnë me dije se pas plotësimit të kuotës prej 300 personash,dogana greke ka pezulluar punën.
Ndër të tjera mësohet se pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, pas plotësimit të kuotës së vendosur nga autoritetet greke për të kaluar kufirin në këtë pikë kufitare kanë mbyllur punën, duke bërë që në palën shqiptare të krijohen radhë të gjata automjetesh