AKTUALITET, 29 Gusht 2020, 12:18

Ministria e Jashtme greke jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët

Ministria e Jashtme greke jep njoftimin e rëndësishëm për


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme  ka shpërndarë një njoftim të qeverisë greke  mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat ministria e jashtme greke ka dhënë detaje në lidhje me masat që duhet të ndjekë ccdo udhëtar.

Ndër të tjera vendi fqinjë bën me dije se edhe gjatë dy javëve të para të shtatorit do të ngelet në fuqi, masat e vendosura më parë në lidhje me lëvizjen.

– Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;

– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;

– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);

– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

Për më shumë info, njoftimi i autoriteteve greke: https://bit.ly/3hAluA6.