TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i humorit Ermal Mamaqi, i ftuar në “Wake Up” ka folur lidhur me debatin publik që pati me shokun dhe kolegun e tij, Bes Kallakun.
I pyetur nga moderatorja Ori Nebiaj nëse është ftuar Besi në premerën e filmit, Ermali e ka pohuar duke u shprehur se nuk ka gjë që i ndan.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Bes Kallakun do e ftosh?
Ermal Mamaqi: E kam ftuar dhe shpresoj që të vijë. S’ka gjë që të na ndajë.
Gjithë debati publik mes dy aktorëve nisi disa javë më parë pasi Bes Kallaku u shpreh se ai ishte humorist ndërsa Ermali ishte biznesmen. Gjithashtu Besi shtoi se filmi i tij ishte më profesional pasi ishte Bleona Qereti dhe jo këngëtarja Enca dhe “ballkonet” e saj. Reagime të shumta erdhën si nga ana e Encës po ashtu edhe nga Ermali. Por tani mesa duket aktori ka tundur ‘flamurin e bardhë’…