LIFESTYLE, 4 Qershor 2018, 21:55

Si është të jesh gruaja e kryeministrit? Ja si përgjigjet Linda Rama

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka qenë e ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Panit" në TV Klan. Ajo është pyetur nga fëmijët se si ndihet që është gruaja e kryeministrit të vendit.

Eno: Si është, hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit?

Linda Rama: Mund të bëhesh kryeministër, por edhe gazetar, është super pyetje kjo.

Eno: Nuk të bëra këtë pyetje, të bëra tjetër.

Linda Rama: Do ta them pas komplimentit. Hall nuk është, se kryeministrin e zgjedh populli për të drejtuar vendin dhe është vlerësim shumë i madh të jesh kryeministër. Është edhe peshë shumë e madhe që duhet të mbash çdo ditë dhe çdo natë. Por kur sheh gjërat e mira që bëhen, ja vlen.

/TPZ.AL/