LIFESTYLE, 23 Janar 2018, 11:37

Si dukej para se të bëhej e famshme? Armina Mevlani nuk njihet në fotot e vjetra

Si dukej para se të bëhej e famshme? Armina Mevlani nuk njihet në

Sot ajo është një nga blogeret më të njohura në Shqipëri, e komentuar gjerësisht në mediat rozë edhe për lidhjen me djalin e ish-kryeministrit.

Tashmë një vajzë që bën jetë luksoze dhe udhëton në vende përrallore, Armina Mevlani nuk dukej gjithmonë me kaq shije në stil.

Vetë blogerja ka publikuar disa foto në Insta Story ku tregon se si ka qenë ndër vite.

Ndonëse sot ajo mban një imazh të kuruar dhe plot elegancë, dikur Armina ka treguar se argëtohej në koncerte apo "summer party" me shoqërinë.

Ajo ka treguar edhe një foto nga kompeticioni Miss Bota në Johannesburg të Afrikes së Jugut. Ndonëse blogerja u rendit e 109 nga 112 pjesëmarrëse, të paktën ka arritur të mbajë kujtimet e bukura.

Blogerja ka treguar shpesh se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjike dhe është totalisht pro bukurisë natyrale. Armina shpesh është akuzuar se financohet nga Shkëlzen Berisha.

[gallery ids="60104,60105,60106,60107,60108,60109,60110,60111,60112,60113,60114,60115,60116"]