AKTUALITET, 22 Qershor 2021, 22:46

Shtyrja e çeljes së negociatave, Varhelyi: Do të vijojmë punën gjatë Presidencës sllovene të BE-së

Shtyrja e çeljes së negociatave, Varhelyi: Do të vijojmë

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar për herë të parë pasi Këshilli për Çështjet e Përgjithshme të BE nuk ra dakord për të caktuar datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare prej vetos së Bullgarisë.

Varhelyi thotë se puna gjithsesi do të vijojë në Presidencën sllovene të BE e cila nis në korrik, për të përmbyllur edhe këtë çështje.

Ai pranon se në muajt e fundit u bë një përparim i dukshëm si tek Shqipëria dheMaqedonia e Veriut, por mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare duhet të jetë çështje përparësie.

STATUSI NGA OLIVER VARHELYI

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë & Maqedonia e Veriut, shumë terren u mbulua gjatë muajve të kaluar, me përparimin e dukshëm të arritur. Ne jemi në shtrirjen e fundit dhe do të vazhdojmë të punojmë me Presidencën sllovene të BE për ta përmbyllur atë: ne duhet të hapim Konferencat e I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut si një çështje përparësie.

https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1407418892000104448?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1407420657470742531%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshtyrja-e-celjes-se-negociatave-varhelyi-do-te-vazhdojme-te-punojme-gjate-presidences-sllovene-te-be-konferenca-e-pare-nderqeveritare-duhet-te-jete-ceshtje-perparesie%2F