BOTA, 5 Shtator 2019, 09:58

Shtohen telashet për Placido Domingon, edhe 11 femra të tjera e akuzojnë për ngacmim seksual

Shtohen telashet për Placido Domingon, edhe 11 femra të tjera e


Edhe 11 femra të tjera akuzojnë për ngacmime seksuale legjendën e Operas Placido Domingo.

Dëshmitë janë publikuar nga agjencia e shtypit amerikan Associated Press (Ap), ku femrat kanë treguar se si këngëtari lirik i ka ngacmuar me sjellje të padenja.

Një grua ka thënë që në 1999 drejtori aktual i Operas së Los Angeles i ka kapur me forcë gjoksin, teksa ajo ushtronte detyrën si kameriere, ndërsa të tjera femra kanë treguar për tentativa nga ana e këngëtarit për t’i puthur ato.

Disa punonjëse të tjera kanë thënë për Ap se kanë arritur me forcë të mbrojnë vajzat e tyre të reja nga Domingo, deri në sezonin 2016-2017 në Operën e Los Angeles.

Në një komunikatë për shtyp, zëdhënësi i këngëtarit i ka quajtur akuzat ‘plot mospërputhje’, por nuk ka dhënë detaje.