AKTUALITET, 7 Shtator 2021, 22:13

Talebanët formuan qeverinë e re, reagon Erdogan: Nuk e dimë se sa do të zgjasë, duhet ta monitorojmë nga afër

Talebanët formuan qeverinë e re, reagon Erdogan: Nuk e dimë se sa

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas formimit të qeverisë së re të Afganistanit nga talebanët duke thënë se do të monitorojë nga afër përparimin e saj.

Erdogan theksoi se ai nuk e di se sa do të zgjasë përbërja aktuale e qeverisë, e cila u prezantua më herët sot.

” Siç e dini, është e vështirë ta quash atë të përhershëm për momentin, por është shpallur një qeveri e përkohshme.Ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo qeveri e përkohshme. “Ajo që duhet të bëjmë është ta shikojmë nga afër këtë proces “- tha udhëheqësi turk në një konferencë shtypi të përbashkët me Presidentin e Republikës Demokratike të Kongos Felix Cisekendi, i cili po bën një vizitë zyrtare në Turqi.

Tri javë pas marrjes së pushtetit në Afganistan , talebanët sot zbuluan një pjesë të qeverisë së tyre të ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga Mohammad Hassan Ahud.

Të hënën, talebanët morën kontrollin mbi të gjithë territorin afgan , duke pretenduar se kishin fituar betejën vendimtare në Luginën Panjsir, bastioni i fundit i rezistencës ndaj regjimit të tyre.

Turqia është në bisedime me talebanët në Kabul, ku ka ende një prani diplomatike, me kushtet sipas të cilave mund të ndihmojë rihapjen e aeroportit të kryeqytetit afgan.