AKTUALITET, 28 Nëntor 2019, 14:23

“Shqipëria, aleat i SHBA-ve”, ambasada amerikane: Të ndihmojmë shqiptarët në këtë kohë të vështirë

“Shqipëria, aleat i SHBA-ve”, ambasada amerikane: Të



 Ambasada Amerikane ka reaguar në ditën e Pavarësisë  së Shqipërisë. Në reagim theksohet pas tërmetit SHBA do të vijojë të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe anë të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë.

“Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. SHBA qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë.Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë.”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.