TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Së paku 15 persona janë vrarë, nga një shpërthim në jugperëndim të Pakistanit. Lajmin e ka konfirmuar policia e Pakistanit.
Shpërthimi ndodhi në një xhami të provincës Baluçistan, tha shefi i policisë lokale, Mohammad Ajmal.
Në mesin e viktima është edhe një zyrtar policor, për të cilin raportohet se ka qenë në shënjestër të sulmit.
Deri më tani, raportohet për 11 persona të plagosur.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sulmi ndodhi dy ditë pas një shpërthimi në këtë rajon, që vrau dy pjesëtarë të një force paraushtarake.
Grupi Hizbul Ahrar, një degë e grupit të talibanëve pakistanezë e kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.
Talibanët kanë një prezencë të fuqishme në rajonin e Baluçistanit. Provinca ndodhet në kufi më Afganistanin dhe Iranin./REL