TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë turistë gjermanë kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet i ka marrë përpara.
Turitët, të gjithë të moshës 20 vjeçare, kishin shkuar në Itali për të bërë ski dhe për të pushuar, kur u përplasën tragjikisht nga një Audi ndërsa prisnin autobusin e tyre për t’u kthyer në hotel.
Mediat italiane informojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Luttach, afër kufirit austriak në Tirolin e Jugut, Itali, rreth orës 1:15 të mëngjesit.
Shoferi i automjetit është një 28-vjeçar vendas, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes dhe po ashtu ka mbetur i plagosur.
Luttach është një fshat malor dhe një destinacion mjaft i pëlqyer për turistët, ku u jepet mundësia të bëjnë ski në muajt e dimrit dhe t shijojnë natyrën.