BOTA, 9 Janar 2020, 11:15

Dalin fotot/ Sulmi nga Irani, ja si reagoi Trump gjatë takimit me ekipin e sigurisë


Dalin fotot me reagimin e presidentit te SHBA-ve, Donald Trump, teksa ka qene ne mbledhjen e ngushte me ekipin e tij te sigurise, pak pasi Irani sulmoi me raketa balistike dy bazat amerikane ne Irak.

Ne foton e nxjerre nga Shtëpia e Bardhë, duket presidenti amerikan me nje pamje tejet serioze ne fytyre, me shikim ngultas dhe me duart te kryeqezuara, teksa ndjek me vemendje te madhe zhvillimet e fundit lidhur me sulmit iranian, si hakmarrje per vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.

Norah O’Donnell e CBS News postoi foton ndërkohe qe kishte kërkuar një intervistë me Zëvendës Presidentin Mike Pence. 

Takimi duket i ndere dhe fytyrat e atyre qe jane ne mbledhje, kryesuar nga Trump, nuk kane nevoje per koment. Te gjitha jane tejet serioze.