TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, njëherësh zëdhënësja e qeverisë dhe admiruesja numër një e Skënderbeut të Rilindjes, Elisa Spiropali, ka reaguar mjaft ashpër pas protestës së opozitës një ditë më parë.
Në një video të bërë publike në Facebook, ajo është shprehur se nga kjo protestë nuk u mësua asgjë përveç se ajo që dihej, se "kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi, arrin vetëm të digjet vetë". Në monologun e Spiropalit, vërehet një stil mjaft i ngjashëm me atë të kryeministrit Rama, i mbushur me epitete të shumta për kundërshtarin politik.
Reagimi
“Protesta nokturn e opozitës nuk na mësoi kurrgjë, përveçse na përsëriti atë që dinim qysh prej ditës së parë… kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi, arrin vetëm të digjet vetë.
Dje u dogj edhe keq shpresa e të paktëve që ende besonin se Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, luftojnë trimërisht për interesat e popullit dhe jo për pushtetin e tyre të humbur.
Pas asnjë ide tjetër përveç shkatërrimit, pa asnjë qëllim tjetër përveç shantazhimit të shumicës me ura zjarri në gju dhe në duar, këta udhëheqës të diskretituar me një çetë punonjësish të bashkive të djathta dhe me një grusht të rinjsh të verbuar nga propaganda e tyre, e sherrit dhe e dhunës, lanë kokrrën e namin në atë që trumbetuan si ditën e ikjes së Edi Ramës dhe të qeverisë”, shprehet ajo.
Mësynë bulevardin, kryeministrinë dhe parlamentin e Shqipërisë, si një trup pa kokë dhe pa sy lëshuan piskamat e ngjirura nga fyti i liderit që lider kurrë nuk bëhet, dhe e mbyllën me turp, duke dhunuar
Respekt për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e policisë së shtetit që bëri dhe bën diferencën mes shtetit dhe antishtetit, qytetarisë e barbarisë, dinjitetit e pabesisë.
Vetëm një humbës pa fantazi si Lulzim Basha mund të mendojë se do të rikthehet në qeverinë e çadrës së diellit duke shumëzuar çadrat e shiut.
Sidoqoftë, një gjë të mos e harrojë askush… me kapsolla e më zjarre nuk merret pushteti, por vetëm damka e të paaftit për të parë, dëgjuar dhe menduar.
Nga ana tjetër, me këta, pa këta, hyjnë në zgjedhje, s’hyjnë në zgjedhje, ne do të vazhdojmë para dhe do të fitojmë përsëri, jo për vete, por për Shqipërinë që duam”, përfundon Spiropali.