TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë në Selenicë të Vlorës. Nga shpërthimi janë plagosur pronarët e shtëpisë, burri me iniciale R.S 40 vjeç dhe gruaja e tij M.S 46-vjeçe.
Mësohet se kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.
Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.