TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Do të hidhet sot në mesditë në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi. Lajmi është bërë me dije përmes një njoftimi nga zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi.
“Sot në ora 12:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi (KED)”, shkruan Blushi.
Presidenti Meta ka deklaruar më herët se pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.
