BOTA, 7 Maj 2020, 14:45

Shkon në mbi 150 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Europë, OKB paralajmëron: Pandemi globale mund të shkaktojë uri të përmasave biblike

Shkon në mbi 150 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në


Ka shkuar në mbi 150 mijë numri  i viktimave nga koronavirusi në Europë, ku shumica janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Spanjë dhe Francë.

Më shumë se 3.75 milion njerëz janë infektuar nga koronavirusi globalisht dhe 263.831 kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia globale mund të shkaktojë “uri të përmasave biblike”, pasi apeloi për një shtesë prej 4.7bn $ (3.7bn €) në fonde për të ndihmuar më shumë se 50 vende të cenueshme në planin e saj global të përgjigjes humanitare.