BOTA, 3 Maj 2020, 13:23

Përkeqësohet gjendja në SHBA, shkon mbi 67 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Përkeqësohet gjendja në SHBA, shkon mbi 67 mijë numri i


Amerika është një ndër vendet më të  goditura nga Covid-19 në botë,  pasi numri i viktimave ka shkuar mbi 67 mijë, ndërsa të infektuar numërohen mbi 1.1 milionë të tjerë.

Sipas mediave të huaja në 24 orët e fundit janë konfirmuar të paktën  1.435 viktima.

Por lajmi i mirë është se mes  1,160,996 të infektuarëve të paktën 175.400 pacientë me Covid-19 janë  shëruar plotësisht në SHBA.

Ndonëse u prek më vonë se Kina e Italia,  por SHBA mbetet rajoni më i goditur nga Covid-19 duke mbajtur rekord të infeksioneve dhe viktimave në mbarë botën si shkak i këtij virusi vdekjeprurës.

Italia ka shënuar 28.710 vdekje, e ndjekur nga Spanja me 25.100 viktima. New York është shteti më i goditur nga pandemia me 24.198 vdekje dhe afro 313.000 infeksione, i ndjekur nga New Jersey me 7.742 vdekje dhe mbi 123,700 raste.

Në rang global  janë 3.3 mln të prekur nga koronavirusi. Vendi më i prekur vijon që të jetë SHBA-ja, ku janë regjistruar më shumë se 1.1 milion raste, me të paktën 65,000 persona që kanë humbur jetën. Ndërsa lajme më të mira vijnë nga Itali, Spanja e Franca, vende që ditët e fundit kanë shënuar numra në rënie të rasteve të konfirmuara me covid-19. Javën e fundit dy vendet më të goditura  në botë nga Covid-19, Spanja dhe Italia kanë parë një përmirësim të situatës së virusit.