TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë kohës së vështirë të Covid-19 Italia u ndihmua nga shumë shtete, mes tyre edhe Rusia dha ndihmën e saj për shtetin italian.
Madja gazeta konservatore shkruan më tej se Moska ka dërguar edhe një faturë për ndihmën e dërguar, përfshi dhe atë ushtarake.
Por mesa duket nuk ka zgjatur shumë dhe Rusia ka kërkuar ndihmë nga Itialia. Gazeta italiane Linkiesta ka shkruar se ditën e sotme përfaqësuesi i partisë italiane në pushtet Lëvizja 5-Yje dhe kryetar i komitetit të marrdhëneive me jashtë të Senatit, Vito Petrocelli, ka marrë një letër nga homologu i tij në parlamentin rus Duma, Leonid Slutsky. Përmes kësaj letre ky i fundit i kërkon ndihmë për heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.
Ndër të tjera në letër thuhet se Slutsky ka theksuar ndihmën e Rusisë për Italinë në luftën kundër koronavirusit, dhe i kërkon qeverisë italiane të bëjë presion mbi vendet evropiane që Brukseli të heqë sanksionet e vendosura kundër Moskës në lidhje me çështjen e Ukrainës.
“Vendet perëndimore që e quajnë veten demokratike, kanë vendosur disa tipe sanksionesh ndaj rreth një të tetës së popullatës së botës dhe nuk kanë në plan t’i zbusin ato as edhe gjatë pandemisë së koronavirusit … Unë i bëj thirrje të gjithë politikanëve të heqin dorë nga politika destruktive e sanksioneve,” shkruan Slutsky.
Italia është vendi më i goditur në botë nga Covid-19, por javët e fundit edhe Rusia ka parë një rritje të ndjeshme të viktimave dhe rasteve të reja.