AKTUALITET, 15 Janar 2021, 17:17

“Shkelje me të dyja këmbët!”/ Kreu i FRPD denoncon: Anëtari i “Autoritetit të Dosjeve” ka aplikuar për deputet të PS, ja pse është e jashtëligjshme

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi denoncoi pjesëmarrjen e Mariglen Kasmit, anëtar i AIDSSH ose “Autoritetit të Dosjeve” në garën e hapur nga PS për zgjedhjet e Gramshit.

Këlliçi e konsideron e konsideron si “shkelje me të dyja këmbët”, faktin që sipas tij Kasmi ka aplikuar në platformën “Deputeti që duam”, dhe është një nga 57 kandidatët që u klasifikuan për në fazën e dytë të konkurrimit në shkallë vendi.

Postimi i plotë

Shkelje me të dyja këmbët!

Marenglen Kasmi, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), njohur ndryshe si “Autoriteti i Dosjeve”, ka njoftuar pjesëmarrjen e tij në garën e hapur nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, në qytetin e Gramshit. Kasmi ka aplikuar në platformën “Deputeti që duam” dhe është një nga 57 kandidatët që u klasifikuan për në fazën e dytë të konkurrimit në shkallë vendi.

Duke qenë se anëtari i këtij autoriteti disponon informacione e të dhëna të klasifikuara, merr vendime për subjektet që zgjidhen ose janë objekt i shqyrtimit të autoritetit, ku duhet zbatimi i ligjit dhe asnjanësia politike, nuk i lejohet angazhimi në aktivitete të larta politike, si në këtë rast përfshirja në listën e kandidatëve të PS.

Përfshirja e Marenglen Kasmit në garën politike për zgjedhjet e ardhshme është e jashtëligjshme!

Konkretisht,

LIGJ Nr. 45/2015 “PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË”

KREU II

AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET

E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT

Neni 9

Kushtet për t’u zgjedhur anëtar:

Pika 1

e) nuk është anëtar në parti politike;

f) nuk ka konflikt interesi me detyrën;

Pika 3

Qenia anëtar i Autoritetit është e papajtueshme me çdo detyrë tjetër shtetërore apo private.