AKTUALITET, 15 Janar 2021, 16:23

Basha kujton masakrën e Reçakut: Drejtësi që historia mos të përsëritet

Basha kujton masakrën e Reçakut: Drejtësi që historia mos
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar sot viktimat e masakrës së Reçakut. Me një postim në Twitter, Basha shkruan se plaga është ende e freskët. Mesazhi i kreut të PD-së, Lulzim Basha: Mbarë shqiptarët përkujtojnë sot masakrën e Reçakut. Plaga është ende e freskët, dhimbjet nuk janë fashitur e do të mbeten derisa të ketë drejtësi për viktimat e genocidit në Reçak dhe në të gjithë Kosovën. Drejtësi që historia të mos përsëritet, as harrohet e as tjetërsohet!