BOTA, 19 July 2026, 14:12

SHBA sulmon një central bërthamor në ndërtim në Iran, Teherani e cilëson akt agresioni

SHBA sulmon një central bërthamor në ndërtim në Iran,

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar centralin bërthamor të Darkhovinit, i cili ndodhet në ndërtim e sipër në jugperëndim të vendit.

 Sipas një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, forcat amerikane goditën objektin bërthamor me një numër raketash, në atë që autoritetet iraniane e cilësuan si një “akt agresiv dhe mizor”, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Forcat amerikane, në një akt agresiv dhe mizor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, sulmuan sot centralin bërthamor Darkhovin, i cili është në ndërtim e sipër, me një numër të caktuar raketash”, thuhet në deklaratën e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.

? BREAKING: Iran says US attacked under-construction nuclear power plant. https://t.co/Il7QsmLt9i pic.twitter.com/NzIwcfrRZF

— Arab News (@arabnews) July 19, 2026

Sipas agjencisë Reuters, ndërtimi i centralit bërthamor në provincën Khuzestan, në jugperëndim të Iranit, kishte nisur në vitin 2022.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende informacion mbi dëmet e shkaktuara apo nëse ka viktima nga sulmi. Ndërkohë, nuk ka pasur një reagim të menjëhershëm nga Shtetet e Bashkuara lidhur me pretendimet e Teheranit.