TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Irani ka njoftuar se marrëveshja kuadër e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është më në fuqi, duke akuzuar Uashingtonin se ka shkelur detyrimet e marra në kuadër të Deklaratës së Islamabadit.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, zëvendësministri i Jashtëm, Kazem Gharibabadi, deklaroi se Teherani ka pezulluar zbatimin e marrëveshjes.
“Ne jemi të angazhuar për mbrojtjen e vendit. Fatkeqësisht, amerikanët i kanë shkelur detyrimet e tyre përmes veprimeve agresive, ndaj Irani nuk e konsideron më veten të detyruar nga kjo marrëveshje”, tha ai gjatë një interviste televizive.
Marrëveshja kuadër ishte arritur në mesin e muajit qershor dhe synonte të krijonte bazën për një fund të qëndrueshëm të konfliktit mes dy vendeve.
Ajo parashikonte negociimin e një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve, si dhe përfshinte kërkesën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Ndërkohë, armëpushimi që ishte në fuqi që nga fillimi i prillit nuk arriti të ruante qetësinë për shumë kohë. Në fillim të korrikut, përplasjet mes palëve u përshkallëzuan sërish, duke vënë në pikëpyetje përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës.