TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka rikthyer Kubën në listën e sponsorëve shtetërorë të terrorizmit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Kuba futet në listën e zezë për “mbështetje të vazhdueshme të akteve të terrorizmit ndërkombëtar”, duke i strehuar të arratisurit amerikanë, si dhe udhëheqësit e grupit rebel të Kolumbisë, ELN. Pompeo po ashtu përmendi mbështetjen e Kubës për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin SHBA-ja refuzon ta njohë.
Që nga epoka e Luftës së Ftohtë, SHBA-ja ka ndjekur politika të ndryshme për të minuar Kubën, duke e parë atë si kërcënim të madh. Kuba tani ribashkohet me Iranin dhe Korenë e Veriut në listën e sponsorëve të terrorizmit./REL