AKTUALITET, 20 Nëntor 2020, 19:09

SHBA, rekord i ri në 24 orët e fundit, mbi 187 mijë raste me COVID-19

SHBA, rekord i ri në 24 orët e fundit, mbi 187 mijë raste me

SHBA-të regjistruan sot një numër tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19 brenda një dite, ndërkohë që vendi është mbërthyer nga vala e tretë dhe më e madhe e pandemisë.

Të dhënat e lëshuara nga Universiteti “Johns Hopkins” treguan se 187,833 infektime u raportuan një ditë më parë.

Shifra tejkalon rekordin e fundit ditor me mbi 10,000 raste.

Shtrimet në spital janë, gjithashtu, në nivele rekord, që ka çuar në stërmundimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor.

SHBA-të kanë regjistruar më shumë se 252500 viktima dhe mbi 11,7 milionë raste infektimi që nga fillimi i pandemisë.