TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me faktin se po fshihen viktimat e koronavirusit në vendin tonë. Në një intervistë për Report TV ajo ka kërkuar që gjithçka t’u lihet në dorë profesionistëve, duke dhënë edhe një shembull.
“Le t’ia lëmë profesionistëve fjaët e fundit, le të mos e përfshimë akoma më shumë politikën në punën e mrekullueshme që po bëjnë mjekët. Të bësh akuza të tilla në një kohë që mjekët po bëjnë punë për të luftuar ne COVID, është një gjë e paprecedentë e poamenduar që ka kaluar përtej çdo caku njerëzor jo politikë. Nëse do merremi me analiza të tilla është mirë që të merren profesionistët.
Bërja e pyetjeve të tilla në nivel bisede të përditshme nuk jep informaicon të saktë. Nëse unë dal pozitive dhe skam asnjë shenjë, mund të sëmurën tani dhe bëj infarkt dhe vdes nga infarkti. Gjatë këtyre 10 vjetëve kam bërë 3 herë infarkt bëj dhe një infark dhe mbaroj (shembull). Se çfarë ka parasysh Basha të dalë ta thotë, unë sbëj komentet mbi gjëra që si di profesionalisht, ju lutem pyesni profesionistët që dinë ti sqarojnë gjërat. Ajo që po vihet re sot është se njerëz që mendojnë se dinë diçka hedhin mjegullnajë dhe krijojnë probleme kot,“- tha ajo.
Një natë më parë, Lulzim Basha ka akuzuar autoritetet shtetërore, duke thënë se këto të fundit kanë fshehur numrin real të viktimave nga COVID-19. Sipas Bashës, nga 923 viktima, MSH raportoi vetëm 509. Rama i konsideroi shpifje këto akuza. Mjekët me në krye Najada Çomon i hodhën poshtë teksa shtuan se në rast përsëritjeje, do të kërkojën hetim nga prokuroria. SPAK është distancuar bashke me Mjekësinë Ligjore. Prokuroria e Tiranës nuk ka nisur asnjë hetim.