TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa prindërit dhe nxënësit po bëhen gati për vitin e ri shkollor, i cili kete here hapet ne mes te nje pandemie qe nuk dihet sa zgjat, e po ashtu nuk dihet si do ndikoje tek numri i te infektuarve, ka disa gjera te thjeshta qe duhen ditur per ta mbajtur larg Covid-19.
Me poshte keni te renditura disa këshilla që të gjithë nxënësit, gjimnazistët dhe studentët duhet të kenë parasysh vetë:
– Përpiquni ta konsumoni pushimin në ambient të hapur, në hyrjen jashtë shkollës apo në oborrin e saj, gjithnjë duke evituar edhe grumbullimet e mëdha pranë njëri-tjetrit.
– Evitoni radhën e gjatë për të dalë nga klasa në përfundim të mësimit, por dilni njëri-pas tjetrit deri sa klasa të boshatiset.
– Nëse vini re se mjeti i transportit me të cilin shkoni në shkollë, është i tejmbushur me nxënës, bëni diçka që kjo të ndryshojë dhe mos pranoni të lëvizni me atë automjet.
– Qëndroni me miqtë tuaj më të afërt dhe zvogëloni ndërveprimin midis grupeve të ndryshme.
– Nëse dikur ndërronit rrobat në dhomat e fiskulturës, komunikoni me mësuesen për të menduar diçka tjetër, ose për t’u ndërruar me radhë në dhomë, njëri pas tjetrit, për të evituar grumbullimin.
– Mbani maskë gjatë gjithë procesit mësimor, por edhe në autobusin e shkollës.
Për prindërit:
-Sigurojini fëmijës tuaj një maskë të pastër dhe një maskë rezervë çdo ditë, në një qese të pastër.
– Pajisuni me dezinfektantë dhe letra të lagura dhe përdorini ato herë pas here.
– Lani duart shpesh dhe mos harroni t’i lani ato direkt sapo mbërrini në shtëpi.
– Mos pranoni të hyni në klasë, nëse ambienti nuk duket i pastër dhe përreth ka mbeturina.
– Përpiquni të mos fiksoheni pas Covid-19 dhe të përqendroheni në mësim, gjithnjë duke u treguar të kujdesshëm.