AKTUALITET, 19 Janar 2021, 21:45

Kandidati për deputet i PDK-së ftohet nga Specialja në Hagë

Kandidati për deputet i PDK-së ftohet nga Specialja në Hagë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Kosovë, Nezir Çoçaj, është ftuar nga Gjykata Speciale më Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur selia e OVL-UÇK-së me anë të një postimi në “Facebook”, ndërsa shkruan se Çoçaj e ka pranuar ftesën dhe se pritet që të shkojë atje në ditët në vijim.

Reagimi:

OVL e UÇK-së, HAS njofton se:

NEZIR ÇOÇAJ është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar Ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për Intervistim.

OVL e UÇK-së, Dega në HAS,  mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste.

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS, DEGA NË HAS i mbështetë të gjithë çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan për Lirinë e Vendit të tyre nga regjimi jugosllav, serb.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Drejtësi për Luftëtarët e UÇK-së!

OVL e UÇK- Dega në HAS

19.01.2021

Kryetar:

Xhevdet Thaqi