TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë tashmë mbi 400 mijë raste fatale të lidhura me koronavirusin. Sipas të dhënave të mbledhura nga universiteti Johns Hopkins, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani SHBA-të numërojnë 400,022 viktima.
Po ashtu, që nga fillimi i pandemisë, SHBA ka regjistruar rreth 24,2 milionë raste pozitive për Covid-19.
Qendra e Johns Hopkins regjistroi vdekjen e parë nga Covid-19 më 29 shkurt në shtetin e Uashingtonit. Më vonë, gjatë pranverës, dy vdekje të mëparshme në Kaliforni u konfirmuan pas vdekjes se ishin nga Covid-19.
Pas SHBA, shteti me bilancin më të lartë të viktimave është Brazili ku janë regjistruar 210,404 raste fatale të lidhura me virusin.