BALLKAN, 14 Nëntor 2020, 17:42

Serbia rekord të infektuarish me Covid/ 3822 persona kanë rezultuar pozitiv, 17 qytetarë humbën jetën

Serbia rekord të infektuarish me Covid/ 3822 persona kanë rezultuar


Serbia ka shënuar sot një numër rekord të të infektuarve me koronavirusin e ri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 14,015 mostra të testuara 3.822 kanë dalë pozitive me Covid, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave, autoritetet shëndetësore kanë shënuar edhe 17 viktima nga sëmundja COVID-19.

Në spitalet e Serbisë aktualisht janë duke u trajtuar 3.693 persona, ndërsa 163 pacientë janë në aparate për frymëmarrje.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi ka arritur në 989.