TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Serbia ka pritur me nderime ushtarake trupin e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte. Trupi i tij u kthye në Beograd me një avion qeveritar serb, ndërsa arkivoli u përcoll nga ushtarë.
Vendimi dhe ceremonia kanë shkaktuar reagime të forta në Europë. Eurodeputeti gjerman Michael Roth e cilësoi si një “skandal dhe turp”, duke kritikuar ashpër glorifikimin e një personi të dënuar për krime lufte dhe gjenocidin e Srebrenicës. Ai theksoi se një veprim i tillë e largon Serbinë nga procesi i pajtimit në Ballkan.
Edhe Bashkimi Europian ka reaguar ashpër. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke deklaruar se glorifikimi i Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat europiane dhe me procesin e pajtimit në rajon.
Mlladiq u dënua në vitin 2017 dhe dënimi me burgim të përjetshëm u konfirmua në apel në vitin 2021. Ai u shpall përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, si dhe për krime të tjera gjatë luftës në Bosnje.